Vrasja e një zyrtari të Koresë së Jugut i cili dyshohej se po përpiqte të kalonte kufirin me Korenë fqinje komuniste nuk duhej të kishte ndodhur sipas liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
BBC shkruan se ai i ka kërkuar falje Presidentit të Koresë së Jugut për këtë ngjarje. Zyrtari koreanojugor u qëllua për vdekje në kufi dhe më pas trupi i tij u dogj sipas zyrtarëve të Seulit.
Kufiri midis Koreve patrullohet fort nga forcat policore dhe Veriu mendohet se ndjek politikën “të qëllosh për të vrarë” për të parandaluar koronavirusin të hyjë në vend.
Falja erdhi në formën e një letre dërguar Presidentit Moon dhe pranoi se incidenti nuk duhej të kishte ndodhur.








































