Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se ka nisur zbatimi i programit të qeverisë për nxitjen e punësimit.
Sipas kryeministrit, “kushdo që ka larguar punonjës për shkak të pandemisë COVID-19, tani është koha për t’i ripunësuar”.
Pas njoftimit të kryeministrit, të shumta kanë qenë dhe reagimet në rrjetet sociale. Një qytetar denoncon një drejtor që është dënuar me burg, por është akoma ne detyrë. Rama i kthehet se më shumë drejtorë duhet të dënohen. Ai ka sulmuar dhe opozitën duke rikujtuar periudhën e vrasjes së katër qytetarëve në bulevard ku asnjë nuk u dënua.











































