OBSH ka vendosur që për trajtimin e COVID-19 të testohen dhe ilaçet bimore. Sipas asaj që shkruan BBC, OBSH mendon se shkenca natyreore është një bazë e mirë dhe efektive për trajtimin e koronavirusit dhe se çdo ilaç tradicional që vlerësohet i efektshëm mund të gjurmohet shpejt për tu prodhuar në shkallë të gjerë.
BBC thotë se qëllimi i rregullave të reja të OBSh është ndihma dhe fuqizimi i shkencëtarëve në Afrikë për të kryer provat e duhura klinike. Kjo vjen pasi lideri i Madagaskarit ka promovuar një produkt të paprovuar dhe pretendon se shëron sëmundjen pavarësisht paralajmërimit të OBSH-së.
Një panel ekspertësh nga OBSH, Qendra Afrikane për Parandalimin e Sëmundjeve kanë rënë dakord për protokollet. “Miratimi i dokumenteve teknike do të sigurojë që të gjenerohen prova klinike të pranueshme botërisht për efikasitetin e ilaçeve bimore për trajtimin e COVID-19 pa cënuar sigurinë e pjesëmarrësve”, tha Motlalepula Gilbert Matsabisa, kryetar i këtij paneli.











































