Specialistët për Hetimin kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e SPAK arrestuan pedagogun e Shkencave Sociale Alket Dinon dhe sekserin e tij Xhevi Dervishi.
Nga opostimet në rrjetet sociale sekseri Dervishi shfaqet i kuruar në detaje dhe me puro në dorë.
“Puno fort, ji i sjellshëm dhe gjëra të mahnitshme do të ndodhin!”- shkruan Dervishi në njërën prej fotove.

Tashmë Dervishi është vënë në pranga. bashkë me pedagogun e Korçës, Alket Dino, pasi akuzohet se merrte para nga studentët në këmbim të provimeve.
Arrestimi i tyre është bërë pranë Fakultetit, teksa i janë gjetur edhe një sasi prej 300 eurosh dhe 50.000 lekë, të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Hetimet janë kryer nga Specialistët për Hetimin kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e SPAK.











































