Google search engine
Home Politike Drejtesi “Ka prova të padiskutueshme për këtë gjë”/Avokati i Izet Haxhise: Sali Berisha...

“Ka prova të padiskutueshme për këtë gjë”/Avokati i Izet Haxhise: Sali Berisha e nxori në pritë Azem Hajdarin, nuk ishte planifikuar të vritej…

0
375

Avokati Izet Haxhisë, Idajet Beqiri, u shpreh se ish-kryeministri e ish-presidenti Berisha e ka nxjerrë në pritë Azem Hajdarin. Sipas tij Hajdari nuk ishte planifikuar të vritet atë ditë.

“Azem Hajdari nuk ishte planifikuar të vritet atë ditë. Ka prova të padiskutueshme për këtë gjë. Hajdarin e nxori tjetër kush aty. Ai do thirret dëshmitar aty e do thotë. Berisha e nxori. Izet Haxhia e di të vërtetën. Ai di gjithçka si ndodhën ngjarjet.

Azem Hajdari vetë e ka drejtuar gishtin nga Sali Berisha, në prani të Muharrem Hakajt, të parit të fisit të Haklajve.  Atë ditë do kishte takim në lidhje me vrasjen e Shkëlqim Haklajt. Edhe si mbrojtje do të kërkojmë që Berisha të vijë në gjyq e të dëshmojë”, u shpreh avokati Beqiri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here