Google search engine
Home Aktualitet “Ishte horror, 71-vjeçari po përgatiste C4”/Dëshmitarët në Elbasan rrëfejnë tmerrin që panë...

“Ishte horror, 71-vjeçari po përgatiste C4”/Dëshmitarët në Elbasan rrëfejnë tmerrin që panë para ekzekutimit të Lefter Zhidrusë

0
338

Detaje të reja vijnë nga ekzekutimi i 71-vjeçarit Lefter Zhidru në Elbasan nga forcat RENEA, pas pesë orësh ngujimi në banesën e tij, ku qëlloi shumë herë me breshëri kallashnikovi.

Një dëshmitar, që ka biznes ngjitur me pallatin ku banonte i moshuari, rrëfen për “BalkanWeb”, momentet e tmerrit. Dëshmitari tregon se ka pasur shumë të shtëna me armë, që kanë dëmtuar edhe dyqanin e tij.

“Të shtënat e para po, po të policisë jo. Më kanë qëlluar këtu, jo të frikësuar, po… E sheh ku është qëlluar drejt dyqanit. Pati gjithë ato të shtëna, jo një e dy. U shtriva brenda, andej në fund dhe ndenja aq sa zgjati. Ne nuk kishim dijeni që ai kishte armë”, rrëfen ai.

Ndërkohë, i pyetur se si e njihte viktimën Lefter Zhidru, dëshmitari shprehet “Si fytyrë dhe si fizionomi e njihja, në mënyrë tjetër nuk e njihja”.

Ndërkohë, një tjetër dëshmitar nga vendngjarja rrëfen se plumbat i kanë rënë mbi makinë. “Ishte situatë horror, njerëzit të terrorizuar. Thonë se 71-vjeçari po përgatiste eksploziv C4”, thekson ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here