11 lëkundje në 24 orë në vend, e fundit në Elbasan me mangitudë 4.5

    0
    347

    Sipas IGJEUM 11 tërmete janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend, ku më i fortë ishte ai në Elbasan rreth orës 1.30 të natës.

    Sipas IGJEUM, këto lëkundje janë regjistruar në orën 23:25 minuta të datës 23 shtator me epiqendër 6 km larg nga Cerriku.

    Më pas po në Cërrik dhe Belsh janë ndjerë sërish lëkundje që variojnë me magnitudë nga 2.5 dhe 3.2.

    Tërmeti i fundit është regjistruar në orën 05:18 të mëngjesit të sotëm me epiqendër 6 km nga Belshi dhe me një thellësi 9 km.

    Lëkundje të tjera janë regjistruar edhe në Durrës.

    1 vit më parë, më 26 nëntor 2019, Shqipëria u godit nga një tërmet me magnitudë 6.4. Tërmeti i 26 nëntorit preku kryësisht Durrësin dhe Thumanën, ku humbën jetën 51 persona.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here