Ditët e fundit lëvizjet në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit kanë qenë të shumta. Pas dorëheqjes së zv/drejtorit të policisë së Tiranës, Arsen Sinomati, ka ardhur edhe zëvendësimi i tij.
Altin Merizaj është komanduar përkohësisht në këtë pozicion deri në një vendim për emërimin e zv/drejtorit të ri.
Në rolin e drejtuesit për hetimin e krimit, Sinomati ka dhënë si arsyet personale si motivacion për largimin nga funksionet.
Pas tij, në ministrinë e brendshme është dorëhequr edhe sekretari i përgjithshëm Plarent Ndreca, njeriu më i afërt i ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj.
Ndreca është zëvendësuar nga Elena Pici, e cila ka mbajtur rolin e koordinatores në kryeministri.







































