Ditën e djeshme Gjykata e Kukësit dha masën ‘arrest shtëpie’ për këngëtaren Fjolla Morina e cila u kap më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës me armë me vete.
Një skandal ky që u shoqërua dje edhe me një mashtrim të madh. Për t’i shpëtuar ‘arrestit me burg’ këngëtarja paraqiti një raport mjekësor ku tregonte se ishte 2 muajshe shtatzënë, po që pas ekos së dytë u hodh poshtë dhe u shpall në kërkim mjeku i saj i parë.
Mediat në Kosovë e kanë ‘kryqëzuar’ këngëtaren dhe e cilësuar si banorja më e re Kukësit. Ato zbulojnë se Morina do të jetojë për pak kohë në një apartament me qera afër Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës.









































