Si do të mposhtet koronavirusi?/ Vladimir Putin jep lajmin e madh

0
386

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka ofruar falas stafit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) një dozë nga vaksina ruse kundër koronavirusit.

Sipas “Russia Today”, Putin theksoi në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së se Rusia është vendi i parë që ka krijuar një vaksinë të sigurt dhe efektive për Covid-19

Nuk ka mjaftuar vetëm kaq, por Putin ka dhënë një tjetër lajm të madh.

Ai ka deklaruar sot se vendi i tij e ka gati një tjetër vaksinë antiCovid dhe së shpejti do ta regjistrojë atë te autoritetet përkatëse. Sipas agjencisë “Rospotrebnadzor”, regjistrimi i vaksinës së dytë do të bëhet deri më 15 tetor. mësohet se vaksina e është në fazën e fundit të eksperimentimeve te mbi 40,000 njerëz.

“Sot, sistemi shëndetësor është i gatshëm për të luftuar në mënyrë efektive infeksionin koronavirus dhe epideminë sezonale të sëmundjeve të lidhura me gripin dhe ftohjen sezonale,” tha Putini në një takim në Kremlin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here