Google search engine
Home Lifestyle Shpërthen Xhensila: Kur fiken kamerat më njohin vetëm…

Shpërthen Xhensila: Kur fiken kamerat më njohin vetëm…

0
733

Xhensila Myrtezaj ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram disa foto të realizuara kohë më parë.

Fotot ishin shkrepur gjatë pjesëmarrjes së saj tek “Gjeniu i Vogël”, ku ajo ka qenë vetëm 14-vjeç, duke kujtuar kështu hapat e parë drejt karrierës në muzikë.

Me këto imazhe, ajo nuk ka nguruar t’i thotë Besit, partnerit të saj, se sa shumë i ngjan Ajka mamit, pasi e quajti atë kopje të vetes.

Me kalimin e viteve, këngëtarja ka ndryshuar, ashtu siç ndryshojnë edhe standardet e bukurisë, me anë të të cilave dukemi si tjetër njeri.

Por, jo të gjithë e mendojnë këtë, pasi mendja u shkon tek operacionet plastike.

Pikërisht për këtë çështje, Xhensila është shprehur se nuk lejon njeri “të vjellë mbi imazhin” e saj.

Ajo ka vërtetuar se, si fytyra, ashtu edhe trupi, kanë mbetur të njëjta si në fotot kur ishte ende fëmijë.

“Fytyra dhe trupi im në moshën e këtij momenti pranë Alketa Vejsiut, janë po aq të paprekura nga operacionet plastike sa sot. Kam trokitur në parukeri e palestër dhe kam dalë entuziaste për reagimin e publikut, publikun që dua ta mbush me dashurinë time.

Megjithatë, njerëzit kanë hedhur në erë çdo derë shpifjeje dhe unë nuk kam reaguar.  Ndërkohë, jam njeri dhe jam njeri publik dhe kjo nuk i jep të drejtën askujt që të vjellë mbi imazhin e Xhensilës nga kamera, por Xhensilën kur kamerat fiken, e njohin vetëm të afërmit dhe miqtë”,- ka shkruar ndër të tjera këngëtarja.

View this post on Instagram

Jeta është e bukur dhe kur them këtë nuk harroj të përfshij sakrificat. Nuk kam kujtime të kapura nga aparati fotografik nga periudha e fëmijërisë sepse nuk jam rritur në një familje me mundësi për të më shkrepur foto. Imazhet e mia të para janë ato që dokumentojnë dashurinë time për muzikën, imazhe nga emisionet ku kam marrë pjesë. Kamera më ka njohur si këngëtare dhe sot më shërben si mjet i një lufte që ashtu si çdo luftë, është e padrejtë… Fytyra dhe trupi im në moshën e këtij momenti pranë Alketa Vejsiut, janë po aq të paprekura nga operacionet plastike sa sot. Kam trokitur në parukeri e në palestër dhe kam dalë entuziaste për reagimin e publikut, publikun që dua ta mbush me dashurinë time. Megjithatë njerëzit kanë hedhur në erë çdo derë shpifjeje dhe unë nuk kam reaguar. Ndërkohë jam njeri dhe jam njeri publik por kjo nuk i jep të drejtën askujt që të vjellë mbi imazhin tim (e të askujt) mërzitjet dhe mllefet personale. Shumë e shohin imazhin e Xhensilës nga kamera por Xhensilën kur kamerat fiken e njohin vetëm të afërmit dhe miqtë. Kam respekt për skepticizmin, kam respekt për pyetjet e sinqerta por nuk kam respekt për fenomenin e shpifjes pa masë vetëm sepse përtohet që të vëzhgohet përpara se të flitet. Mund të shkruaj më shumë por në fund të ditës, unë mbi të gjitha flas me ata që më njohin pa bërë fjalime: me Zotin dhe me njerëzit që më duan. Këtë postim dua ta mbyll duke ndarë dhe dy gjëra të tjera; dua të ndaj krenarinë për rrugëtimin e kësaj vajzës që i shkëlqenin sytë nga lumturia e atij momenti dhe të ndaj me fansat e mi mallin për t’ju kthyer skenës sapo muzikës t’i jepet sërish hapësirë. ♥️ #gjeniuivogel

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here