Takimi mes Shqipe Hysenaj dhe Mevlan Shabës në “Përputhen” nuk shkoi ashtu siç pritej.
Që në fillim, Mevlani kishte shprehur pëlqimin për 28-vjeçaren, por pas këtij takimi të parë, dyshja vendosi të mos takohej më asnjëherë
Kritika të shumta i janë drejtuar Mevlanit. Në emisionin e sotëm, ka patur sërish debat në studio.
Në një moment, Mevlani kërkon vëmendjen e moderatores dhe i komunikon lajmin se do të largohet nga studio pasi ka marrë një telefonatë urgjente.
“Bora më duhet të iki, kam marrë një telefonatë, ka të bëjë me arsye shëndetësore” u shpreh Mevlani.
Nuk dihen arsyet e largimit të tij, mbetet të shohim çfarë do të ndodhë me të ditën e nesërme.