Pasi iu dha masa e arrestit të shtëpisë Fjolla Morina më në fund është bërë e gjallë

Këngëtarja ka postuar një foto në instastory ku shihet së bashku me vajzën e saj të vogël Alaya.
Gjykata e Kukësit caktoi “arrest shtëpie” si masë sigurie për këngëtaren Fjolla Morina, e arrestuar tre ditë më parë, pasi u kap me dy pistoleta në çantë.

Këngëtarja do të qëndrojë në arrest shtëpie në vijim të hetimeve ndaj saj, ndërkohë për dy miqtë e saj Fysnik Syla dhe Fitim Muji u caktua “arrest me burg”.
Ndonëse pretendimi se ishte shtatzënë u hodh poshtë nga një eko e dytë e bërë ditën e sotme, sërish këngëtarja u la në masë të butë sigurie.