Ka rinisur procesi gjyqësor ndaj Izet Hashisë i dyshuar për vrasjen e Azem Hajdarit.
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar të thirren si dëshmitarë Sali Berisha, Jaho Mulosmani dhe Ylli Rakipi.
Organi i Akuzës ka kërkuar në total 10 dëshmitarë.
Ndërkohë avokati i Haxhisë Idajet Beqiri, ka kërkuar që të pyeten motrat Aishe dhe Zylfie Haklaj, Muharrem Haklaj dhe Zenel Neza.
Në 2006-n, Izet Haxhia u arrestua në Turqi, ndërsa në maj të këtij viti ai u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 25 vite burg që ka marrë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar për bashkëpunim në vrasjen e deputetit Azem Hajdari.