Rama kritik me deputetët/ Nxjerr në grup emrat që rrezikojnë rikandidimin, PS e vendosur për të shkrirë LSI e kapur 74-80 mandate

0
402

Kryeministri Edi Rama vijon të jetë i pakënaqur me punët e ministrave dhe deputetëve socialistë. Ashtu si gazeta e paralajmëroi një ditë më parë, nën drejtimin e kryeministrit Rama është mbledhur dje Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, ndërsa burime nga mbledhja theksuan se në fokus të diskutimit ishte njohja me draftin e PS për Kodin Zgjedhor, organizmi për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit 2021 dhe marrja e porosive për nisjen e fushatës elektorale. Por sipas informacioneve, mësohet se qysh në fillim të mbledhjes zoti Rama ka shkundur deputetët e Partisë Socialiste, duke iu bërë një dush të ftohtë. Mësohet se shefi i qeverisë ka akuzuar deputetët socialistë se janë në gjumë, ndërsa iu ka kërkuar llogari në lidhje me takimet me qytetarët dhe se sa ata i kanë zbatuar porositë e dhëna prej tij në kuadër të zgjedhjeve të 2021-shit. Në këtë kontekst, mësohet se kryesocialisti është shprehur se ai ka dijeni për punën e gjithsecilit nga deputetët dhe se është i pakënaqur me ta.

Rama kritika disa emrave

I ndodhur përpara këtij fakti, Rama u kërkoi llogari në lidhje me aktivizimin e strukturave në rrethe për objektivat që janë arritur para çeljes së fushatës për zgjedhjet e 25 prillit ndërkohë që i kritikoi disa deputetë që duhet të jenë më aktivë. Madje, me tone të ashpra, kryeministri Rama i ka treguar me emra deputetët para, duke i akuzuar se janë pasivë, ndërsa i ka kërcënuar se nëse nuk investohen dhe japin kontribut nuk do t’i rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2021. Po ashtu, mësohet se i pari i qeverisë iu la porosi vartësve të vet që të dalin për fushatë dhe të kenë si prioritet komunikimin me qytetarët, pasi askush nuk e ka vendin e sigurt, nëse nuk ka grint dhe nuk punon. Sa i takon draftit të Partisë Socialiste, që u prezantua të premten në Këshillin Politik, mësohet se Rama tha se është drafti më përfaqësues dhe se akuzuat e dy opozitave nuk qëndrojnë. Ndërsa mësohet se në lidhje me mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste nuk është vendosur ende se kur do mblidhet.

PS e vendosur për të shkrirë LSI

Por kërcënimi se të gjithë deputetët “gjumashë” nuk do të rikandidohen në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit 2021, nuk ishin të vetmet mesazhe të lëshuara nga kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS. Burime nga mbledhja i pohuan gazetës se kryeministri Rama kërkoi që objektivi për zgjedhjet të jetë 74-80 mandate dhe se kjo ambicie sipas tij, është plotësisht e arritshme në kushtet kur përballë kanë një opozitë të përçarë dhe pa alternativë. Ndërkohë, mësohet se referuar raportimeve të bëra deri më tani ku qarqet në veri të Shqipërisë kanë rezultuar më shumë problematikë u tha aty dhe në këtë pikë mësohet që Rama ka porositur të vetët që të zbresin në terren dhe t’i kenë këto qarqe në vëmendje, pasi janë edhe bastione të opozitës. Në këtë kontekst, mësohet se ai ka kërkuar që të punohet fort që të rrëzohet hegjemonia e opozitës në këto zona. Ndërsa një tjetër porosi që ka lënë kryeministri ishte që të “hetohet” opozita për mënyrën se si do të angazhohet në fushatë, në mënyrë që t’i gjejnë pikat e dobëta. Pra, skema që ka ndjekur Rama është e njëjtë si në futboll ku një skuadër përpara se të ndeshet me kundërshtaren e studion atë, për të mësuar shumëçka nga loja dhe organizimi i saj. Kështu që edhe shefi i qeverisë ka kërkuar të njëjtën gjë të bëjnë edhe socialistët me opozitën deri para zgjedhjeve të 25 prillit. Madje, hapur dhe prerë mësohet se Rama ka kërkuar që të vijohet me sulmet ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku objektivi kryesor është shkrirja e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here