Plagosi me thikë dy persona në Kavajë, në pranga autori

0
232

Policia bën të ditur se ka vënë në pranga 45-vjeçarin nga Kavaja i cili një javë më parë plagosi me thikë dy persona në një lokal. Ai është arrestuar në ambientet e shtëpisë së tij teksa në video shfaqet me kanatiere dhe të shkurtra.

Policia bën të ditur se 45-vjeçari akuzohet për “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

“Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 16.09.2020, në një lokal, ku mbetën të dëmtuar me mjet prerës (thikë) dy shtetas.

Ndalohet 45-vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, menjëherë pas njoftimit se në Kavajë, në ambientet e një lokali po konfliktoheshin disa shtetas dhe për pasojë dy prej tyre ishin plagosur me mjet prerës (thikë), menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen a autorit.

Si rezultat e një pune të pandërprerë për kapjen e tij, nga shërbimet e Policisë Kavajë u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit R. A., 45 vjeç, banues në Kavajë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Si ka ndodhur ngjarja

Ky shtetas, më datë 16.09.2020, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës thikë shtetasin B. Ç. dhe pronarin e lokalit shtetasin M. A., i cili ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here