Google search engine
Home Aktualitet Arrestoi emra të famshëm të botës së krimit/ Kolonelit të “hekurt” i...

Arrestoi emra të famshëm të botës së krimit/ Kolonelit të “hekurt” i sekuestrojnë makinën e blinduar

0
261

Uniformat blu kanë sekuestruar makinën e blinduar ish-drejtori të Policisë së Elbasanit Edmond Koseni.

Aksioni për sekuestrimin e automjetit të Kosenit është bërë në Peqin nga forcat operacionale. Vetë Koseni është shoqëruar nga policia dhe më pas është lënë i lirë.

Kush është Edmond Koseni? 

Ai njihet si komisari i Peqinit të vitit 1997, i vetmi vend ku nuk u shpërthyen depot e armëve. Ai arrestoi Nehat Kullën e Tan Kateshin emra të famshëm të botës së krimit, në Shqipërinë e 18 viteve më parë. Koseni u bë drejtori i parë në rang qarku në Policinë e Shtetit, duke administruar dhe drejtuar punën hetimore të 5 komisariateve.

Më pas ai u pezullua nga detyra  për më shumë se dhjetë vjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here