Spartak Beqaraj, 45-vjeçari që mbeti dje i plagosur në Astir është shprehur se konflikti me autorin ka nisur para dy javësh.
Në një prononcim përmediat, Beqaraj është shprehur se para dy javësh, është konfliktuar me të riun, pasi e ka parë duke konsumuar drogë dhe i ka tërhequr vëmendjen.
“Ngjarja ka lidhje me një keqkuptim të ndodhur dy javë më parë. Ai po konsumonte drogë dhe unë o tërhoqa vëmendjen. Ai është një veprim i dëmshëm për fëmijët e pallatit. Çështjen e kam lënë në duart e drejtësisë,”- është shprehur Beqaraj.