Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, u arrestua nga Policia bashkë me dy persona të tjerë që e shoqëronin në makinë, ku iu gjetën në çantë edhe një pistoletë dhe 23 fishekë.
Fisnik Syla, biznesmeni që u arrestuam e Fjolla Morinën dhe Fitim Muji, shoferi i kësaj të fundit që gjithashtu u vu në pranga, kanë deklaruar se nuk kishin dijeni që këngëtarja kishte armë me vete.
Përpara grupit hetimor, Syla dhe Muji, janë shprehur se ata kanë qenë në makinë me këngëtaren vetëm për ta shoqëruar drejt Tiranës, dhe se nuk e kishin aspak idenë që ajo kishte marrë dhe pistoletë me vete.
“Jemi vetëm shoqëruesit e Fjollës. Nuk e dinim që ajo kishte këto pistoleta në çantën e dorës dhe në makinën e saj. Ajo kishte për të shkuar në Tiranë për muzikë dhe po e shoqëronim,”- janë shprehur Muji dhe Syla, të dy nga 29 vjeç secili.