Rama inspekton punimet për landfillin e ri të Beratit: 7 vite më parë Shqipëria ishte turpi i botës, vazhdon pa pushim…

0
304

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet për vend depozitimin e ri në Berat që do të administrojë mbetjet e qytetit, Kuçovës e Urës Vajgurore.

Rama thotë se në këtë drejtim Shqipëria ishte turpi i botës, teksa thekson se sot është transformuar situata në Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan, Vlorë e Korçë, teksa vijon me Beratin.

Ai shprehet se vazhdon pa pushim zhdukja e fushave mesjetare të plehrave duke i zëvendësuar me fusha sanitare e me parqe.

STATUSI NGA EDI RAMA

🌳🌞 Berat – Pas Tiranës, Durrësit, Fierit, Elbasanit, Vlorës, Korçës, po mbyllet edhe për Beratin, Kuçovën e Urën Vajgurore gangrena e tmerrshme e plehrave që prej dekadash kutërbojnë dhe helmojnë njerëzit, tokën, ujrat😷

7 vjet më parë Shqipëria ishte turpi i botës në këtë drejtim dhe sot po normalizohet falë programit tonë të Rilindjes Mjedisore, ku zhdukja e fushave mesjetare të plehrave dhe zëvendësimi i tyre me fusha sanitare e me parqe, vazhdon papushim…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here