“Listat do jenë të hapura 100%”, Balla: Drafti i PS-së do të depozitohet në Kuvend

0
253

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka folur pas mbledhjes së deputetëve të tij duke thënë se drafti i PS-së i bërë publik nga Damian Gjiknuri do të depozitohet në Kuvend për të nisur diskutimet.

“Për të mos humbur më kohë, në Kuvend do të depozitohen ndryshimet e propozuara, ndërkohë që siç jeni informuar nga një deputete e opozitës parlamentare janë dhënë disa propozime. Ata e kanë të thjeshtë që bashkë me propozimet tona të depozitohen në Kuvend dhe në grupin e punës të nisë diskutimi dhe unë shpresoj që dhe nga ana e opozitës joparlamentare ne të kemi mundësinë që të vazhdojmë diskutimin me ta dhe e nxis PD e LSI dhe parti të tjera jahstë që të kontribuojnë me propozimet e tyre”, tha Balla.

Duke mbrojtur draftin e PS-së ai tha se listat do të jenë të hapura 100%. “Drafti i propozuar prej nesh, është një draft që ka marrë 100% të gjitha sensibilitet dhe propozimet e shprehura deri tani nga të gjitha këndvështrimet politike. Listat janë 100% të hapura sepse çdo kandidat në listën e secilit prej subjekteve do të marë vlerësim me votë nga qytetarët. Dhe ajo që është e rëndësishme, koha kur ne bënim kode zgjedhore me shpikje alla shqiptarçe sikundër është historia e koalicioneve deri më 30 korrik, mund të ndërtoje kaolicion si tren me vagona mallrash ku votat dhe pse jepeshin në një subjekt transferoheshin në një subjekt tjetër brenda trenit me vagona. Dua të garantoj çd qytetar që propozimi ynë është çdo propozim që sot zbatohet në vende që ngjashmërisht kanë përafërsi me Shqipërinë, pra Kroacia ka fiks këtë sistem që ne duam të kemi, Austria, Belgjika etj”, u shpreh ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here