Lëvizen 20 drejtues në Tiranë, u kërkohet të fokusohen tek fushata

0
343

Socialistët e Tiranës kanë ndezur motorët e fushatës me synimin që PS të fitojë mandatin e tretë qeverisës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili është një nga drejtuesit politik të PS së kryeqytetit, bëhet e ditur se ka marrë një vendim për të rifreskuar disa nga drejtoritë e rëndësishme me të vetmin qëllim që ish drejtorët tashmë të angazhohen me kohë të plotë në fushatën zgjedhore, duke nisur që 6 muaj para zgjedhjeve.

Konkretisht, një nga lëvizjet më të rëndësishme në strukturat e bashkisë është Drejtori i Përgjithshëm i UKT-së, Redi Molla, i cili do t’ia lërë vendin Elton Kacidhes. Ky i fundit ka drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Publik. Ndërkohë, që në vendin e Kacidhes është emëruar Erind Bejko, i cili ia ka lënë detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Bashkëpronësisë, Aurel Çukos. Ish drejtori i UKT-së, Redi Molla, do të ndjekë procesin e rindërtimit pas tërmetit të 21 nëntorit.

Rifreskimi i strukturave në Bashkinë e Tiranës ka përfshirë edhe Drejtorinë e Përgjithshme të Urbanistikës, e cila do të drejtohet nga Frida Pashako. Ndërsa, Ilda Qazimllari është emëruar në krye të Drejtorisë së Investimeve Publike, duke zëvendësuar ish drejtorin Rigels Balla. Ndryshime ka edhe në Drejtorinë e Shërbimeve Funerale, ku ish drejtuesi Adi Boletini mësohet se është zëvendësuar nga Arjan Manahasa.

Drejtorinë e Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore do ta drejtojë Dhimitraq Furrxhi, që zëvendëson Besim Petrelën. Në fushën e kulturës, duket se ka një rifeskim edhe të drejtuesit të qendrës TEN, ku është emëruar Vitmar Basha. Ndërsa, në krye të shtëpisë muze “Studio Kadare” ka kaluar Brisi Trajko.

Lista vijon edhe me emra të tjerë, të drejtorive më të vogla në strukturën e Bashkisë së Tiranës, ish drejtuesit e të cilave nga sot kanë zbritur në terren për t’u përgatitur për fushatën zgjedhore.

TE TJERE

Spiro Koleka – Drejtor i Klubit Sportiv Tirana – ne vend te tij vjen Debora Keçi.
Valter Gjoni – Drejtor i Protokollit dhe Ceremonialit Zyrtar – ne vend te tij Fiona Hasani
Esmeralda Byberi – emerohet ne Drejtorine e Zones se Lire Ekonomike, Investimeve te Huaja dhe Diaspores
Rezart Cenaj – Drejtor i Qendres Sociale Multidisiplinare, ne vend te tij eshte emeruar Marilda Zizolli
Epidamn Zeqo – Drejtor i Planifikimit Strategjik dhe Jetesimit te Prioriteteve, ne vend te tij Emilda Prifti
Klodiana Bici – emerohet ne drejtorine e Objekteve ne Bashkepronesi
Faola Hodaj – emerohet ne drejtorine e Inovacionit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here