Erion Alibej është lënë në burg pa afat. Gjykata e Elbasanit vendosi këtë si masë arresti për atë që dyshohet si porositësi i vrasjeve të fundit në Elbasan.
Ai dyshohet se është organizator dhe porositës i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në korrik, tekas ka dyshime të forta se pikërisht ky person ka gisht dhe në vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, për konkurrencën e drogës.
Policia e cilëson Alibejn si një person me rrezikshmëri të lartë dhe me lidhje me trafikantë ndërkombëtarë droge.
Kujtojmë se Erion Alibej është vëllai i Endrit Alibejt, të cilit dy vite më parë në Bradashesh së bashku me xhaxhain e tij, Arben Dylgjerin dhe shtetasin turk Erdal Duranay u vranë pas një prite nga njerëz të armatosur dhe të maskuar.