Google search engine

    Autombulanca përplaset me BMW, në gjendje të rëndë infermierja

    0
    387

    Një ambulancë është aksidentuar në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen nr. 3.

    Në momentin kur ambulanca është përplasur me një automjet po shkonte të merrte një pacient.

    Si pasoje është plagosur  infermierja A.R, 54-vjec. A.R, e cila ndodhet në gjendje të rende dhe është nisur me helikopter drejt Spitalit Ushtarak në Tirane. Ndërsa dy drejtuesit kanë marrë plagë të lehta.

    Ambulanca është përplasur me një mjet BMW X5 me targa angleze, i cili ka përfunduar brenda lokalit të shtetasit K.K dhe për pasoje është dëmtuar drejtuesi i mjetit.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here