Ditën e djeshme këngëtarja e njohur Fjolla Morina u arrestua teksa priste të kalonte pikën kufitare të Morinës për shkak se iu gjetën armë pa leje.
Në deklaratën e saj para policisë, Fjolla Morina pranon se pistoleta që iu gjet në çantë është e saja.
“Kisha kohë që e kisha harruar në çantë. Pa ditur që pistoleta ishte aty, udhëtova drejt Shqipërisë”, u shpreh ajo.