Përndiqte ish-të dashurën dhe i kishte vendosur kamera në makinë/Detaje të tjera për të shumëkërkuarin Gentian Mino

0
429

Policia e Elbasanit vuri në pranga sot të shumëkërkuarin Gentian mino, i cili dyshohet si i përfshirë në ngjarjen e rëndë që ndodhi në gusht të 2019-ës, ku u plagosën 3 persona në një lokal pranë Pallatit të Sportit në Elbasan.

Mirëpo Mino nuk është një person i panjohur për policinë pasi 5 vite më parë ai u arrestua pasi përndiqte ish të dashurën. Mino kishte vendosur fshehurazi një kamera në makinën e ish-partneres, për të zbuluar nëse kjo e fundit kishte ndonjë lidhje tjetër

27-vjeçarja me inicialet E.B bëri denoncim në polici pasi dyshimeve që kishte.  Në pranga ra dhe Adrian Hysi, personi që kishte vendosur kamerën në makinë. Ai u shpreh asokohe se e kishte vendosur kamerën nga frika se dikush mund të vidhte makinën

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here