Miley Cyrus pritet të publikojë albumin e saj të shtatë, për të cilin ka qenë duke punuar gati tre vite. Sipas “Mirror”, në një këngë të tij do të përmendet edhe ish-bashkëshorti i saj, Liam Hemsworth.
Këngëtarja 27-vjeçare u divorcua nga aktori 30-vjeçar në fillim të këtij viti.

Ata kanë qenë bashkë për 10 vjet, që kur u takuan gjatë xhirimeve të filmit “Kënga e Fundit”, ku dhe ranë në dashuri me njëri-tjetrin.
Sipas raporteve, kjo këngë pritet të zbulojë gjithçka që ndodhte në dhomën e tyre të gjumit.

Në vargun e parë të këngës, të titulluar :Win Some, Lose Some” (Fito Dikë, Humb Dikë), ajo këndon: “Natën e kaluar ishim si të gozhduar në arkivol, Zoti e di që ne ishim gati të vdekur. Nuk mund t’i numëroj të gjitha kohët që jam shtirur, falënderoj Zotin për mendimet në kokën time”.