Google search engine
Home Aktualitet Ngjarja e rëndë në Shkodër/ Policia: Autori theu këmbët me makinën “Mitsubishi”...

Ngjarja e rëndë në Shkodër/ Policia: Autori theu këmbët me makinën “Mitsubishi” 55-vjeçares

0
337

Policia ka reaguar për ngjarjen e mëngjesit të sotëm në Shkodër, ku Hilë Simoni goditi dhe kaloi nën rrotat e makinës komshien e tij, Katrina Hilën.

Sipas njoftimit zyrtar, Hilë Simoni, 61- vjeç është arrestuar në tentativë për t’u larguar.

Ndërkohë Policia thekson se pikërisht Simoni ka goditur qëllimisht me automjetin tip ”Mitsubishi” Katrina Hilën duke ia thyer këmbët.h

Ajo u dërguar në spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Shkodër

Perplas me makine qëllimisht një shtetase, pas një konflikti, falë reagimit të shpejtë të Policisë kapet dhe arrestohet autori i kësaj ngjarje

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër falë reagimit të shpejtë, kapet dhe arrestohet në flagrancë në tentative për tu larguar, shtetasi H. S. 61 vjeç, banues në fshatin Guri i Zi, Shkodër

Arrestimi i ketij shtetasi u bë pasi në lagjen Kertollaj, në fshatin Gur i Zi, është kofliktuar me shtetasen K. H. 55 vjeçe banuese në fshatin Guri Zi, Shkodër dhe me pas shtetasi H. S. ka përplasur qëllimisht me mjetin e tij tip “Mitsubishi”, këtë shtetase duke i thyer këmbët, e cila është dërguar për ndihmë mjeksore më të specializuar në Spitalin Traumës Tiranë, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Automjeti me të cilin ka përplasur shtetasen K. H. u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here