Google search engine
Home Aktualitet Mediat nxjerrin detajet: Ky është ndër shqiptarët më të kërkuar në Britani,...

Mediat nxjerrin detajet: Ky është ndër shqiptarët më të kërkuar në Britani, akuzohet për tri vrasje

0
322

Britanikja “Express” përmend shqiptarin Sokol Hoxha, i dënuar për vrasje të trefishtë, të cilin policia po e kërkon krahas një numri të arratisurish të tjerë të cilët ende nuk kanë vuajtur dënimet apo edhe janë gjykuar në vendet e tyre të lindjes.

Disa janë arrestuar kohët e fundit dhe po luftojnë ekstradimin, shpesh me ndihmë juridike.

Policia mendoi se më në fund e kishin gjetur atë në Birmingham muajin e kaluar, kur një burrë me të njëjtin emër u arrestua.

Por më pas u lirua pasi nuk kishte prova se ishte ai vrasësi.

Hoxha dhe një bashkëpunëtor janë në kërkim në Shqipëri për vrasjen e marsit 1997 të dy vëllezërve.

Më pas u arratis në Belgjikë me gruan Brunilda Dervishi. Por pesë muaj më vonë, ai vrau edhe një tjetër person në Bruksel.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here