Google search engine
Home Aktualitet “Duhet ta kisha toleruar”/ Zbardhet dëshmia e të arrestuar për vrasjen e...

“Duhet ta kisha toleruar”/ Zbardhet dëshmia e të arrestuar për vrasjen e 33-vjeçarit në Durrës: Jam penduar

0
299

Ditën e djeshme, 33-vjeçari Idajet Dulla, baba i dy fëmijëve, humbi jetën pas një sherri, ku edhe u qëllua me thikë në zemër.

Autori i krimit është Arbër Kotaj, i cili u arrestua ditën e sotme nga policia e Durrësit.

Në dëshminë e tij, Arbër Kotaj pas arrestimit, u shpreh se konflikti nisi pasi viktima i kishte zënë rrugën dhe kishte parkuar shumë keq.

“I kërkova të më lironte rrugën sepse kishte parkuar keq, ai reagoi shumë ashpër. Me fyeu dhe me qëlloi me grushte. Për vetëmbrojtje nxora thikën dhe e qëllova pasi më goditi disa herë. Jam penduar që lejova që konflikti të përshkallëzonte, pasi duhet ta kisha toleruar. Por më fyeu dhe shau shumë keq”, u shpreh Arbër Koti, në dëshminë e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here