Google search engine
Home Aktualitet Porositi dy vrasje të bujshme në Elbasan/ Zbardhen detajet si ‘u...

Porositi dy vrasje të bujshme në Elbasan/ Zbardhen detajet si ‘u fut në kurth’ Erion Alibej dhe u arrestua

0
364

Disa detaje të reja zbardhen në lidhje me prangosjen e Erion Alibej.Sipas burimeve në momentin që ndodhi vrasja e parë, ajo e Emiljano Ramazanit, banesa e parë që u kontrollua ishte e Erion Alibej

Ai ndodhej në arrest shtëpie për një plagosje të kryer rreth 6 muaj me parë dhe banesa iu kontrollua me argumentin nëse po zbatonte masën e sigurisë apo e kishte thyer.

Po mësohet se në fakt policia ishte nisur me të tjera dyshime për kontrollin.Alibej është gjendur në banesë në ato momentet, pasi ishte nën arrest shtëpie.

Por nga ai moment, policia duket se e ka mbajtur nën kontroll për të gjitha lëvizjet.

Në zbardhjen e ngjarjes, ku ai tashmë akuzohet si porositësi dhe organizatori i dy vrasjeve, mund të kenë ndihmuar edhe dy të arrestuarit Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili.

Kujtojmë së para pak ditësh foli bashkëpunëtori i drejtësisë  Euglen Halili i cili u shpreh se u përfshi në dy ngjarjet pasi ia kërkoi shoku i tij Xhuljano Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here