Google search engine
Home Aktualitet I futet në shtëpi dhe e dhunon gjatë natës/ E moshuara nga...

I futet në shtëpi dhe e dhunon gjatë natës/ E moshuara nga Gjirokastra rrëfen tmerrin: Më goditi me grusht vët e vët

0
337

Një e moshuar është dhunuar gjatë natës në Gjirokastër, nga një person i paidentifikuar ende. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23.00 në fshatin Palokaster ku është dhunuar e moshuara me inicialet P.Q 75 vjeçe nga një person i paidentifikuar.

Dhunuesi ka përfituar për të hyrë në banesë duke e rrahur të moshuarën në shtratin ku flinte duke i lënë fraktura në trup dhe në fytyrë.

Sipas rrëfimit të te moshuarës ajo ka konflikte me dy familje po nga i njëjti fshat të cilët i kanë vrarë bashkëshortin para 3 vitesh dhe ajo dyshimin e ka tek ata.  E moshuara ndodhet në spitalin Rajonal “Omer Nishani” dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Ajo ka treguar se nuk i kanë vjedhur asgjë.y Valueimpression

“U hap dera parë. Sa u shtriva, hyri brenda dhe më goditi me grusht vët e vët e vët. Pastaj më zuri me shqelma aman i thash mos më vra fare se kam vajzën këtu dhe më trembet. Asgjë nuk ka vjedhur më sulmoi mua. Ndodhi nga ora 11 e darkës. Ne kemi hasmëri në fshat.”- u shpreh e moshuara.

Mirëpo policia dyshon se e moshuara mund të jetë rrahur edhe nga e bija që është me probleme mendore. Aktualisht policia po heton për ngjarjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here