Google search engine
Home Aktualitet Arrestimi në Elbasan i porositësit të ekzekutimit të Regis Runajt dhe Emiljano...

Arrestimi në Elbasan i porositësit të ekzekutimit të Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit/Dalin dyshimet e forta se nga kush paguhej Erion Alibeja

0
476

Ditën e djeshme u arrestua në Elbasan, Erion Alibej, i cili konsiderohet si një person me rrezikshmëri të lartë, pasi dyshohet si porositës i 3 vrasjeve.

Mësohet se ka dyshime që Alibej paguhej nga grupet kriminale shqiptare, rezident në Dubai (lidhje e kompanisë Bello) që trafikonin drogëra të forta në Europë.

Alibejt i ngarkoheshin detyra për të eliminuar dhe dëmtuar grupet rivale që merreshin me të njëjtin aktivitet të paligjshëm.

Nga hetimet dyshohet se konkurrenca në trafikun e drogës fshihet pas vrasjes së Emiljano Ramazanit e Regis Runajt. Ndërsa vrasja e Bujar Çeles dyshohet se është mesazh për vëllain e tij, Talo Cela i cili qëndron i fshehur. Dyshohet se i shumëkërkuari ka investuar ne industrinë e drogës duke prishur balancat. Ai është marrë në pyetje nga grupi hetimor, por nuk ka marrë përsipër të jetë porositës i këtyre vrasjeve. Por grupi hetimor ka dyshime, duke u bazuar tek provat shkencore, se Alibej fshihet pas këtyre ngjarjeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here