Vajza e artistit Robert Aliaj, Gala triumfoi duke fituar çmimin e parë në “The Voice Kids” në Belgjikë, duke na bërë krenarë të gjithëve. Gjatë performancës së Galës tërhoqi vëmendjen një unazë me shqiponjë, mirëpo, duket se ky nuk është detaji i vetëm shqiptar që e lidh Galën me Shqipërinë.

Roberti tregoi pak ditë me parë se kënga “Contagious” e Galës, e sapolançuar në bashkëpunim me emrin e label-it më të njohur ndërkombëtar, Universal Music ka një element tjetër shqiptar. Madje Roberti premtoi se kush e gjen do të ketë mundësinë të fitojë një t-shirt me firmën e Galës.
Mësohet se detaji tjetër patriotik ndodhet në refrenin e këngës, ku dëgjohet të thuhet ne 3 gjuhë të ndryshme ‘Tell me, dimmi dhe më thuaj’.
