Pandemia e koronavirusi anuloi festivalin “Eurovision 2020”. KLështiu kënga përfaqësuese e Shqipërisë e Arilena Arrës nuk arriti të konkurronte në këtë festival.
Për shkak të emergjencës Covid-19 festivali ndërkombëtar nuk u mbajt dhe u shty për vitin tjetër, ndërsa ishte ende e paqartë çdo të ndodhte me përfaqësuesit e këtij viti.
Së fundmi, Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) ka konfirmuar pjesëmarrjen në garën e ardhshme të Eurovision Song Contest 2021, i cili do të mbahet në Hollandë.
Disa shtete kanë menduar që në Eurovizion të dërgojnë të njëjtët artistë të këtij viti me të njëjtin projekt ose me një të ri.
Ndërkohë shtetet si Italia apo Suedia që kanë një festival të posaçëm ku zgjedhin këngëtarin, do dërgojnë një të ri.
Këtë gjë do të bëjë edhe Shqipëria. Pra, në “Eurovision 2021” do të na përfaqësojë fituesi i ardhshëm i festivalit.