Cikloni “Ianos” shkakton dëme të mëdha në ishujt grek- VIDEO

0
251

Gadishulli i Peloponezit dhe ishujt përreth janë goditur nga stuhia e paralajmëruar ‘’Ianos’’ që ka një forcë të ngjashme me një uragan.

Zakynthos, Ithaca dhe Kefalonia janë 3 ishujt ku cikloni ka lënë më shumë dëme duke shkatërruar varka në mole, përmbytje rrugësh dhe dëme të mëdha.

Në orët e fundit cikloni është infensifikuar teksa zv/ministri i brendshëm, i ngarkuar për Emergjencat Civile paralajmëron se 6-9 orët e ardhshme janë vendimtare për pjesën greke të goditur.
Jugu i Greqisë pritet ende të goditet më shumë nga cikloni, teksa erërat dhe shiu që e karakterizon do të arrijë deri në rajonin e Atikës, ku ndodhet kryeqyteti Athina.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here