Kreu i shtetit Ilir Meta i është rikthyer konferencave të tij të përjavshme me median ku ka folur mbi situatën aktuale politike.
I pyetur se a të linte postin e Presidentit nëse opozita jashtëparlamentare do të fitonte zgjedhjet, për një post të rëndësishëm qeveritar, Meta tha se i qëndron premtimit të tij se Presidenca do të jetë “kështjellë e pamposhtur e mbrojtjes së Kushtetutës” deri më 24 korrik 2022.
“Ju e dini që unë prej kohësh kam qenë i gatshëm për hir të marrëveshjeve të cilat zgjidhin krizën e legjitimitetit të institucioneve kryesore të vendit, të merrja posti e Presidentit të gjendej një zgjidhje afatgjatë për vendit pa marrë parasysh idetë e mia personale e as karrigen time. Dua tu siguroj se atyre që janë në përpjekje që kërkojnë të heqin vëmendje nga çështje më e madhe që ka vendi, u them që në të gjitha rastet unë premtimin që kam bërë që ky institucion deri më 24 korrik të 2022 do të jetë kështjellë e pamposhtur në mbrojtje të kushtetutës dhe të ardhmes evropiane të vendit këtë do ta mbaj edhe në të gjithë mënyrat. Kështu që të jeni të qetë për këtë institucion deri më 24 korrik 2022”, tha Meta.
































