“U ekzekutua me 15 plumba”/ Klodiana Lala zbulon detajet tronditëse nga atentati ndaj Bujar Çelës në Elbasan: Kishte shumë mllef! Ja mesazhi që përcollën autorët!

0
323

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje tronditëse nga ekzekutimi i 51-vjeçarit Bujar Çela, mëngjesin e sotëm në Bradashesh të Elbasanit. Sipas Lalës ky ekzekutim ishte një mesazh i qartë për vëllain e viktimës, Talo Çela, i cili është një person me rekorde kriminale.

Lala referuar burimeve policore, thotë se nga kamerat e kqyrura tashmë në bizneset përreth është parë që dy autorë ishin me pistoleta, kurse i treti ishte me pushkë automatike të shkurtër dhe pantallona të shkurtra.

“Bujar Çela,  në të gjitha kërkimet që kam bërë personalisht, rezulton një person i cili punonte me taksi, të palicensuar për të siguruar bukën e gojës, njihet si njeri i ndershëm dhe pa rekorde kriminale. Një njeri i cili asnjëherë nuk kishte përfituar nga aktiviteti kriminal i të vëllait.

Nga të dhënat paraprake të Prokurorisë së Elbasanit, Bujar Çela është ngritur në mëngjes, ka marrë mjetin e tij dhe është ulur për të pirë kafen e mëngjesit. Një automjet është afruar qetësisht dhe tre persona kanë qëlluar njëherësh në drejtim të tij. Në trupin e viktimës janë gjetur 15 plumba. Që tregon se kanë pasur mllef, kanë tentuar të përçojnë mesazhe tek i vëllai, i cili ka rekorde të theksuara kriminale.

Njëri nga ekzekutorët, i cili përdorur automatik ka qenë me pantallona të shkurta. Imagjinoje, një njeri me një veshje të përditshme, vë një kapuç në kokë e shkon vret një tjetër personi.

E thashë në trupin e tij janë gjetur 15 plumba, por në vendin e ngjarjes janë sekuestruar të paktën 20 gëzhoja”-tha Klodiana Lala.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here