Gazetari Artan Hoxha ka theksuar se për herë të parë në Shqipëri, mes të arrestuarve janë persona që konsideroheshin të paprekshëm. Hoxha shtoi faktin që ky operacion ka filluar që të martën por është mbajtur sekret nga policia.
Për herë të parë kemi në Shqipëri në hirarkinë e botës së krimit, ku mes personeve të arrestuar përfshihet Eldi Dizdari dhe Elvis Matoshi. Shqipëria e ka bërë mirë punën e saj edhe pse kjo pjesë ishte detyrë e SPAK”, u shpreh Hoxha.
Sipas Artan Hoxhës bizneset e kanë më të lehte të shkojnë të kërkojnë para tek grupet e kokainës sesa të shkojnë nëpër bankat, me procedura të tejzgjatura.
“Përfshirja e nje emri si Eldi Dizdari nuk ka qenë shumë i dukshem edhe pse ishte në krye të listës edhe pse ai konsiderohet si person i pakapshëm. Ai ka vite që është në këtë aktivitet. Pasi janë disa biznese që janë furnizuar nga grupet e kokainës. Këto biznese e kanë më të lehte të shkojnë të kërkojnë para tek grupet e kokainës sesa të shkojnë nëpër banka, me procedura të tejzgjatura”, tha ndër të tjerash gazetari.