Tottenham është duke finalizuar marrëveshjen për rikthimin e Gareth Bale. Sulmuesi pritet të largohet nga Real Madrid duke nënshkruar me ish klubin e tij nga Premier League. Teksa firma e Bale është gati, mediat angleze kanë publikuar formacionin e mundshëm të ekipit të Jose Mourinhos, me ardhjen e 31-vjeçarit. Ylli uellsian do të shtojë fuqinë sulmuese te Spurs, duke formuar një repart të frikshëm ofensiv me Son e Harry Kane.
Ardhja e Bale dhe Reguilon nga Bernabeu do t’i jepte Mourinhos më shumë liri taktike, duke e lejuar atë të kalonte në 4-3-3 dhe të shtynte më shumë para me anësorët e tij, se sa që bën me formacioni e tij të zakonshëm 4-2-3-1. Mourinho do të luante me tre mesfushorë si Hojbjerg, Giovani Lo Celso dhe Tanguy Ndombele, por edhe me opsione shumë kualitative si Harry Winks, Moussa Sissoko dhe Dele Alli.
Formacioni i sezonit të ri për Tottehamin:
