Foto të bëra nga partneri? Dojna Mema flet për dashurinë e saj

0
355

Moderatorja Dojna Mema ka postuar së fundmi në rrjetet sociale disa foto të saj ku tregon përmes përshkrimit se ia ka bërë personi që dashuron.

“Në jetë duhet të gjesh dikë që të dashuron, kujdeset për ty dhe të bën foto të bukura.P.S: Kriteret e mësipërme nuk janë vendosur sipas rëndësisë”, – shkruan moderatorja, por i ka të qarta “kriteret” që tashmë ia ka përmbushur njeriu misterioz, të cilin ajo nuk ka dëshirë të shfaqë në publik.

Në fakt në mediat rozë është përfolur për një lidhje të saj me këngëtarin Vlashent Sata, nisur dhe nga fakti se Dojna u bë pjesë e klipit të tij “Copëzat”. Në atë kohë vetë moderatorja nuk preferoi të fliste ndërkohë që tashmë na duhet të zbulojmë se e kujt është kjo dorë në fotot e Dojnës të realizuara në Theth. Megjithatë vetë ajo duket shumë e lumtur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here