Kryeministri Edi Rama nis të martën një vizitë zyrtare në Athinë, ku merr pjesë në forumin e “Economist” me temë “Europe: Reinforcing cohesion in turbulent time”, si kryetar i OSBE.
Edi Rama dhe Zoran Zaev do të kenë takim tet a tet me kryeministrin Mitsotakis, konfirmon media greke, duke shtuar se Greqia ka për të mbyllur çështjen e AOZ me Shqipërinë dhe kjo temë nuk mund të mos përfshihet në bisedën e dy liderëve.
Rama do të mbajë fjalën e pjesëmarrjes më 16 shtator paradite, në panairin me temë Ballkani Perëndimor përtej 2020, zgjerimi i EU dhe hapat e mëtejshme, reformat për implementim, fuqizimi i tregtisë dhe investimeve.
Kjo vizitë e Ramës vjen në kohën kur në vend po zhvillohet debati lidhur me deklaratën e kryeministrit helen se Greqia do të zgjerohet me 12 milje në detin Jon. Një ditë më parë Rama tha se nuk ka marrëveshje.








































