Google search engine
Home Bota Deklarata e fortë e virologes kineze: COVID-19 u krijua në laborator

Deklarata e fortë e virologes kineze: COVID-19 u krijua në laborator

0
303

Virologia kineze, dr. Li-Meng Yan thotë se koronavirusi i ri është krijuar në një laborator të kontrolluar nga qeveria kineze në Wuhan.

Dhjetë muaj nga shpërthimi i virusit dhe bota ende nuk ka zbuluar origjinën e tij i cili ktheu përmbys rendin botëror. Ekspertët kanë spekuluar se origjina mund të jetë në një treg të gjësë së gjallë në Wuhan të Kinës, por kjo dëshmi e virologes ka shokuar njerëzit.

Virologia thotë se ka prova se virusi ka ardhur nga një laborator i virologjisë në qytet dhe jo nga tregu i gjësë së gjallë.

Gjatë një interviste të saj të premten në “Loose Vomen” nga vendi sekret ku fshihet në SHBA, ajo ka folur për kërkimet e saj për sëmundjen. Nga kërkimet e saj ka rezutluar se qeveria kineze e dinte për virusin që para se të njihej publikisht.

“Do tregoj prova pse ka ardhur nga laboratori në Kinë, dhe pse janë pikërisht ata që e bën. Çdokush, dhe nëse nuk ke njohuri në biologji do të jetë në gjendje ta lexojë, dhe ti kontrollojë dhe identifikojë vetë”, ka thënë ajo.

Ajo shton se autoritetet kineze filluan ta diskreditojnë edhe para se të largohej nga vendi për në SHBA. “Ata fshinë të gjitha informacionet e mia dhe gjithashtu u thanë njerëzve të përhapin thashetheme për mua”, vijoi virologia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here