Apeli i policisë për prindërit: Shmangni grumbullimin në shkolla, do shtohen patrullat

0
272

Policia e Shtetit bën të ditur se do të shtohen patrullat nëpër shkolla, duke i bërë apel prindërve të mos grumbullohen para dyerve të tyre.

Drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Gjovalin Loka pohoi se në shkolla do të ketë rritje të numrit të efektivëve.

“Në të gjitha ambientet e jashtme të shkollave do të ketë prani të patrullave të policisë. Prezenca e policisë nuk do të jetë vetëm për ruajtjen e sigurisë, por dhe për mbarëvajtjen e rregullave. Prindërit kanë detyrim ligjor, pavarësisht se do të shoqërojnë fëmijët në shkolla, duhet të respektojnë distancimin social.”, tha Loka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here