Një 46 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë në Berat. Shtetasi Romeo Oço ka ngacmuar seksualisht për disa muaj një 16 vjeçar.
I mituri ka deklaruar se ngacmohej prej disa muajsh dhe se kishte frikë të tregonte.
“Më mori dhe më kërcënoi prapa banesës së tij”, tregon ai, duke shtuar se e ka qëlluar me gurë. Vetë 46 vjeçari ka deklaruar se lidhja ka qenë me pëlqimin e të dyve, citon News 24.
Ngjarja vjen ndërkohë që një tjetër rast u zbulua një ditë më parë në Pogradec, ku një burrë kishte abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur vetëm 12 vjeçe përreth dy muaj.


































