Arben Cara, bashkëshorti i gjyqtares Mimoz Margjeka dhe dy të dyshuarit e tjerë kanë dal sot para gjykatës së Durrësit për t’u njohur me masën e sigurisë.
Arben Cara, Nejton Bali dhe Klaudjo Zhilla, janë atë që duken në foton e publikuar nga Balkanvveb.
Ata akuzohen se janë bërë pjesë e nje skeme korrupsioni prej 6 mijë eurosh për lirimin e të paraburgosurit Orion Bali, ndaj të cilit rëndonte akuza e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Nejton Bali ishte vëllai i të burgosurit, ndërsa Zhilla dyshohet se ka luajtur rolin e ndërmjetësit. Pjesë e skemës korruptive ishin edhe gjyqtarja Mimoza Margjeka dhe avokati Skënder Demiri.










































