Google search engine
Home Aktualitet 13 vjeçarja i kërkoi shoqes t’i thoshte të atit që të mos...

13 vjeçarja i kërkoi shoqes t’i thoshte të atit që të mos abuzonte me të / Zbardhen të tjera detaje tronditëse nga ngjarja në Pogradec

0
559

Pas ngjarjes së tmerrshme që ndodhi në fshatin Vërdovë të Pogradecit, ku një 46-vjeçar abuzonte me një 13-vjeçare, fshihen detaje të neveritshme dhe të frikshme.

Hetimet për 47-vjeçarin janë “shtrirë” edhe më gjërë, pasi e mitura deklaroi në Polici se në momentin që shkoi në banesën e Blerimit, një tjetër vajzë ishte aty.

Ndërsa fqinjët e tij po ashtu kanë pohuar se një tjetër vajzë para 13-vjeçares qëndronte në shtëpi por nuk e dinin marrëdhënien që autori ka pasur me të. Të tjera burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se 46-vjeçari po përgatiste terrenin për ta trafikuar të miturën jashtë vendit, megjithatë edhe kjo pistë u mbetet hetuesve për ta zbardhur.

Një bisedë mes dy shoqeve, vajzës së autorit dhe 13 vjeçares së abuzuar ka bërë që kjo e fundit të denoncoje ngjarjen e rëndë.

Vajza e 46 vjeçarit i ka kërkuar shoqes së saj që ti jepte fund kësaj marrëzie. Por 13 vjeçarja e pambrojtur i ka kërkuar shoqes që ajo të flasë me të atin për të mos abuzuar më me të.

E gjendur përballë kësaj situate vajza e 46 vjeçarit i ka pohuar shoqes se kjo është e pamundur sepse askush në familje nuk mund ti kërkonte atij diçka të tillë, për shkak se ai ishte i dhunshëm.

Pas kësaj bisede e mitura ka marrë guximin për të denoncuar 46 vjeçarin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here