Avokatja Erida Baxha i ka habitur të gjithë me deklaratat e saj për temën e tradhtisë.
Ndonëse shumë persona mund ta konsiderojnë si veprim që çon në fundin e një marrëdhënie apo historie, për Baxhën nuk është aspak një gjë e tillë.
“E quaj tradhtinë si një aksesor që mashkulli e vë në lidhjen e vet për më shumë adrenalinë. Nëse një mashkull më ka tradhtuar jo domosdoshmërish ka dashur të më lëndojë.
Tradhtia nuk është krim, është një pjesë argëtuese që ai e bën, mund ta marri me shokët, në gara me makina, në një udhëtim, e merr dhe nga një femër tjetër. Unë them që është e paevitueshme, nuk di nëse do ta falja apo jo se varet nga rrethanat”, tha ajo në emisionin ‘Abc-ja e mëngjesit’.
Blogerja ka krijuar blogun “Ligjërisht bjonde” dhe ideja për këtë i erdhi nga qëndrimi para ekranit të Youtube. “Unë jam një person që rrija shumë në Youtube dhe merrja këshilla nga bloger amerikane. Mendova që dhe rinia shqiptare ka nevojë dhe pse jo mos t’i sjell në shqip”, tha Erida Baxha.


































