Google search engine
Home Politike Spartak Ngjela: BKH do spastrojë të gjithë klasën politike në vend, shumë...

Spartak Ngjela: BKH do spastrojë të gjithë klasën politike në vend, shumë emra aktualë nuk do i arrijnë dot zgjedhjet e 25 prillit

0
314

Avokati Spartak Ngjela komentoi ditën e djeshme vijimin e reformës në drejtësi dhe funksionimin e organeve të reja. Gjatë një interviste televizive, Ngjela u shpreh se shpresa e vetme e qytetarëve shqiptarë është lufta kundër korrupsionit, duke shtuar se nëse BKH do të krijohet deri në periudhën e vjeshtës, asnjë nga politikanët aktualë nuk do të jenë kandidatë në zgjedhjet e vitit 2021. Sipas avokatit, institucionet e reja të drejtësisë janë kthyer në makth për kastën e të korruptuarve në politikë. “Shqipëria nuk ka asnjë shpresë tjetër përveç reformës antikorrupsion. Mos i merrni seriozisht këta që fillojnë të flasin për fushata elektorale. Ambasadorja amerikane i goditi sot duke thënë se po sabotohet ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Shqiptarët e mençur presin BKH-në. Nëse do të kemi forca që të fillojë funksionimi i BKH-së, asnjë nga këta nuk i ke më kandidat për deputet. Jam i sigurt për këtë. Hetuesit e BKH-së janë edhe me shtetësi shqiptare, janë edhe me shtetësi amerikane. Vetëm kryetari është vetëm me shtetësi shqiptare. BKH i ka shqetësuar këta. Këta dy grupime politike nuk kanë lidhje me fatin e ardhshëm të Shqipërisë. Nëse politika e madhe që po drejton antikorrupsionin në Shqipëri e formon Byronë Kombëtare të Hetimit brenda vjeshtës, asnjëri nga këta nuk i ke kandidatë për deputetë”, tha Ngjela. Por avokati tregoi edhe kush do e drejtojë vendin nëse ikin këto dy grupe politike. Sipas tij, vakumi i krijuar do të plotësohet nga influenca perëndimore. “Vakumi do të ndërtohet nga influenca perëndimore. Ne kërkojmë të shkojmë në BE dhe reformën antikorrupsion e kërkon Brukseli. Por unë mendoj se aktualisht nuk mund të flasim për emra, por për frymë. Fryma e politikës së sotme shqiptare është dekadente dhe duhet ndërruar. Problemi është shumë i thjeshtë, ne duhet të presim reformën. Ata që do të vijnë do të jenë nga bota akademike dhe sidomos nga shqiptarë të iluminuar në Perëndim dhe që janë në pozicione të rëndësishme sot në Perëndim. Mos mendoni se nuk ka filluar ingranimi i tyre në politikën e re që do të vijë në Shqipëri. Kam të dhëna që janë të kontaktuar. Ne kemi këtë shpresë, atë të një reforme absolute antikorrupsion”, tha Ngjela.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here