Google search engine
Home Ekonomi Nuk vijnë të huaj, por nuk ikin as shqiptarë. Ja sa lekë...

Nuk vijnë të huaj, por nuk ikin as shqiptarë. Ja sa lekë humbëm nga udhëtimet

0
408

Gjithçka u mbyll në mënyrë të papritur në tremujorin e dytë të vitit, si rrjedhojë përpjekjeve për parandalimin e pandemisë. Kufijtë u mbyllën, avionët ndalën fluturimet prej riatdhesimeve dhe njerëzit u detyruan të mbyllen në shtëpi pjesën më të madhe të kohës.

Shumëkujt iu desh që të anulonte planet e udhëtimeve jashtë vendit, ndërsa të huajt pezulluan prenotimet për në hotelet shqiptare.

Të dhënat e para nga Banka e Shqipërisë tregojnë se bilanci i udhëtimeve, që mat diferencën mes shpenzimeve të të huajve në Shqipëri dhe shpenzimeve të shqiptarëve jashtë ishte vetëm -2 milionë euro në tremujorin e dytë të vitit.

Të huajt shpenzuan në Shqipëri vetëm 63 milionë euro në tremujorin e dytë, nga 506 milionë euro në të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një tkurrje prej 87%, ose 443 milionë euro më pak.

Edhe shqiptarët, në udhëtimet e tyre jashtë shpenzuan rreth 65 milionë euro, nga 425 milionë euro në tremujorin e dytë 2019, me një rënie prej rreth 85%, ose 361 milionë euro më pak.

Ndonëse bilanci i udhëtimeve është pothuajse zero, hotelet e kanë ndier mungesën e të huajve, që kanë shpenzuar rreth 440 milionë euro më pak në tre muajt e dytë të vitit.

Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, bilanci i udhëtimeve ishte pozitiv prej 81 milionë euro për Shqipërinë.

Për 6 mujorin, bilanci i udhëtimeve ishte pozitiv për 91 milionë euro, nga 157 milionë euro në të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një rënie prej 42%. Shpenzimet e të huajve për 6 mujorin ishin vetëm 409 milionë euro, në përgjysmim në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat e tjera të INSTAT bënë të ditur se në  Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë përgjatë gjashtë mujorit të parë 2020, është 1.380.308 duke rënë 48,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i shtetasve tëhuaj të hyrë në vendin tonë përgjatë gjashtë mujorit të parë 2020 është 781.894, duke rënë me 63,4%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Në vitin 2019, që ishte më i miri për turizmin deri tani, bilanci pozitiv i udhëtimeve ishte rreth 500 milionë euro, teksa të huajt shpenzuan rreth 2 miliardë euro në udhëtimet në vend, ndërsa shqiptarët harxhuan jashtë rreth 1.5 miliardë euro./ Monitor

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here